Duhet Platformë Diplomatike për Sigurinë Kombëtare
Aktiviteti diplomatik është jo vetëm i nevojshëm, por esencial për promovimin e sigurisë kombëtare dhe të interesave të shtetit.
Shumë më mirë do të ishte një Platformë Diplomatike shumë-mujore (dhe ndoshta edhe më pak e kushtueshme) sesa qëndrimet shumë-ditore në tifozëllëk në Lojërat Olipmike për shembull.
Shtetet ndërtojnë Platforma Diplomatike edhe kur nuk kanë trupa ndërkombëtare ushtarake në territorin e tyre.
Ndërsa, në rastet kur kanë prezencë ushtarake të jashtme – madje mbi Kushtetuese sipas Nenit 153 të Kushtetutës sonë – Diplomacia kthehet në një aset elementar.
Madje edhe shtetet e mëdha, përfshirë superfuqitë për interesat e sigurisë kombëtare themelojnë Koalicione rajonale apo edhe Globale.
Kosova, për shembull, ftohet në Koalicione Globale që themelohen nga SHBA.
Lëre më kur rreziqet e sigurisë janë brenda territorit.
Në raste të tilla, aktiviteti diplomatik është i pandalshëm, i konceptuar mirë, i strukturuar dhe i orientuar në targetim të saktë të adresave vendimmarrëse.
E këtillë është domosdoshmëria e Komunikimit Strategjik diplomatik, institucional dhe gjithëpërfshirës me NATO-n.
Investimi strategjik në këtë dimension të diplomacisë është domosdoshmëri.
Ja një shembull i keq në rastin tonë:
Kontraktimi i atij artistit Gani Jakupi është edhe i pa objektiv, edhe i pa-prioritet.
Edhe kontraktimi i lobuesve në këtë periudhë (sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë) është dashur të jetë plotësisht i orientuar në qarqe të sigurisë.
#Siguria #Mbrojtja #Diplomacia