spot_img
HomeDebate të SigurisëEkskluzive (Video): Ky është Draft-Statuti Europian për ASOCIACIONIN

Ekskluzive (Video): Ky është Draft-Statuti Europian për ASOCIACIONIN

https://youtu.be/t6MuELZI26w?si=kpuxVMxIu-3MAG-A

 

Ekskluzive:
Ky është Draft-Statuti Europian për ASOCIACIONIN

👇👇
E lexova dhe ri-lexova shumë herë Draft-Statutin Europian për Asociacionin. Edhe versionin anglisht, edhe versionin në gjuhën shqipe, e cili është përkthim jozyrtar.
Nuk e di a është në mënyrë përfundimtare i pranuar nga Kosova ky version.
——————-
• SË SHPEJTI…në ueb faqen time www.burimramadani.com do zë publikohet i plotë.
——————-
Sidoqoftë, nëse ky dokument do të mund të ndryshohet – vështirë të thuhet, por ajo që besoj unë është që Kosova duhet të fitojë diçka seriozisht të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti.

Sepse, ky Draft-Statut është shumë i gjerë dhe i thellë.
Serioz në kompetencat që ia atribuon Asociacionit, por mbi të gjitha shumë serioz në mundësinë që ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës. Dhe kjo sidomos në arsim dhe shëndetësi, kujdes social, në financim dhe donacione, e të ngjashme.

Dokumenti origjinal është në gjuhën angleze.
Është saktësisht Draft-Statuti që i është dhënë Kryeministrit Kurti.
Është më ndryshe nga ai i Edi Ramës, edhe më ndryshe nga ai i FES-it, dhe shumë më ndryshe nga ai i Serbisë.

Po tentoj që të mos komentoj Draft-Statutin, sepse kam bindjen se ky Draft-Statut do të jetë një prej debateve të pashterrshme në Kosovë për një kohë më të gjatë.
Tek e fundit, ka ekspertë të fushës juridike dhe të qeverisjes lokale që mund të komentojnë me më shumë kompetencë.
Por, mbi të gjitha, është Gjykata Kushtetuese ajo që do ta jep verdiktin nëse ky Draft-Statut është në përputhje me Kushtetutën, në germë dhe frymë, apo nuk është i tillë.

Ju njoftoj se Draft-Statuti i plotë do të publikohet së shpejti në ueb faqen time

www.burimramadani.com

Sot, pas pak.

#burimramadani #kosova #asociacioni #eu

spot_img

latest articles

explore more