Gjykata Kushtetuese të nxjerrë verdiktin mbi Kushtetushmërinë e Draft-Statutit Europian për Asociacionin
Fjalë për fjalë dhe shkronjë për shkronjë Drafti Europian i Statutit të Asociacionit që u publikua është ai që publikova më 11 nëntor, pra para 20 ditësh.
Transparenca ndihmon demokracinë!
Me publikimin e dokumentit më 11 nëntor, besoj që kam ndihmuar demokracinë përmes debatit publik.
I jam mirënjohës opinionin publik dhe opinion-bërësve që nuk kontestuan vërtetësinë dhe autenticitetin e dokumentit që publikova.
I jam mirënjohës BE-së dhe Qeverisë sonë për konfirmimin pasiv.
Janë edhe tre presona që në publik shfaqën mosbesim për vërtetësinë e dokumentit, të cilët i falenderoj po ashtu
Ata të tre i kanë humbur vetes 20 ditë mundësi për ta analizuar dokumentin.
Ajo që është më e rëndësishme është rruga përpara që do të ndiqet. Pra rruga institucionale dhe ligjore që do të ndiqet pas kësaj faze.
Jam i inkurajuar me fakti se dokumenti do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, e cila do ta nxjerrë verdiktin nëse ky Draft është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Të gjithë mund të kontribuojmë për demokracinë, qoftë në kapacitete zyrtare, qoftë si qytetar të lirë të këtij shteti.
#burimramadani