spot_img
HomeKryesoreKosova në NATO: kur dhe si?

Kosova në NATO: kur dhe si?

Kosova në NATO: Kur dhe si?

A mund të bëhet Kosova shteti i 33-të i NATOs?
Komunikimi Strategjik i Kosovës me NATOn duhet të kornizohet dhe avancohet.
Për këtë, duhet ndërtuar një Platformë Kombëtare për Komunikimin Strategjik Kosovë-NATO.

Tash kur, për shkak të luftës në Ukrainë, ka ndryshuar neutraliteti edhe i Finlandës edhe i Suedisë!

Kosova është i vetmi vend në Ballkan që aspiron dhe ka mbështetje të plotë popullore për anëtarësim në NATO. Bosnja e Hercegovina ka disa pengesa në vendimmarrjen e vet drejt NATO-s, ndërsa Serbia ka thyer neutralitetin e deklaruar dule u bërë proxy e Rusisë, Kinës e Iranit.

Por, çka duhet të bëjë Kosova që të anëtarësohet në NATO?

Anëtarësimi në NATO është anëtarësim i shtetit dhe si i tillë nuk varet vetëm nga një insistucion.
Hapja e Dialogut Politik mes Kosovës dhe NATOs është e nevojshme, por për të arritur deri aty duhet kaluar në disa faza të ndërmjetme.
Ftesa për Planin e Veprimit për Anëtarësim, përfaqësia e Kosovës në NATO, ndërveprimi me NATOn, konsolidimi demokratik, aftësia e Kosovës për të kontribuar për paqe dhe siguri në botë.

Kosova është shembulli unik në botë, ku intervenimi ndërkombëtar humanitar ka dhënë suksese të jashtëzakonshme, me ndërtimin e paqes, shoqërisë demokratike e multi-etnike, institucioneve profesionale e moderne.

Një popull që qartësisht është shpëtuar për shkak të intervenimit të NATOs është sot i gatshëm që krah-për-krah me NATOn të kontribuojë për paqe e siguri kudo në botë.

#burimramadani #Siguria #NATO #Kosova
#25vjet

(Falemnderim të posaçëm për Rilind Kuçin për realizimin teknik profesional)

spot_img

latest articles

explore more