Kosova nga e premtja nuk është më e njëjta – Popullizmi vdiq!
Intervista ime e dhënë për NACIONALE, më 24 gusht 2024:
Nacionale: Z. Ramadani, shefi i CIA-s, William Burns, vizitoi Kosovën, ku u takuar me krerët institucionalë. Çka do të thotë kjo vizitë për Kosovën?
Ramadani:
Vizita e Burns ka dëshmuar rëndësinë që SHBA i jep sigurisë rajonale në Ballkan, në kohën kur sfidat globale të sigurisë janë sikur të viteve të 1930-ta. Pra, kur bota po sfidohet keq nga diktatorët dhe autoritarët që po duan të ri-ndajnë dhunshëm zonat e influencës në glob.
Prandaj, edhe një vizitë e këtij niveli në shtetet e përshkuara me tensione të shumta (Kosovë, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë) më sëmiri mund të spjegohet si dëshmi e këmbënguljes amerikane qëluftërat në Ballkan nuk mund të rikthehen. Dhe, kush luan me zjarr do të digjet keq!
Kështu, Kosova si shtet dhe si shoqëri duhet të mendoj strategji të mirëfillta të zhvillimit të kapaciteteve të saj, konsolidimit tështetit dhe luftimit të ndërhyrjeve armiqësore nga shtetet batakçinj, sikurse është Rusia, Serbia, Irani, Kina, apo organizatat ekstremiste të të gjitha rrymave.
Konkretisht, përballja me ndërhyrjen armiqësore ruse duhet të ri-dizajnohet, pas disa hapave mbrapa që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe.
Narrativi politik e institucional duhet të ndryshojë, tënormalizohet gjuha e lidershipit të shtetit, të rikthehet bashkëpunimi me SHBA, të rivendoset komunikimi strategjik dhe publik i viteve të pavarësisë së Kosovës.
Pra, një gjuhë e kujdesshme, e saktë, jokonfrontuese, qëdëshmon mirëbesim dhe përkushtim në partneritet me SHBA, si dhe që vlerëson arritjet e shtetit të Kosovës që nga pavarësia, përkatësisht që nga çlirimi.
Nacionale: Pse pikërisht tani ndodhi kjo vizitë?
Ramadani:
Kosova është shtet ku trupat ushtarake amerikane jo vetëm qëkanë prezencë të rëndësishme, por paraqesin garancën themelore edhe për ekzistencën tonë të paprekur, edhe për stabilitetin rajonal. Pra, prezenca e trupave amerikane në Kosovë ka dimension rajonal.
SHBA asnjëherë nuk ka treguar ndonjë lëkundje në mbështetjen e vlerave të demokracisë, lirisë, prosperitetit dhe ndarjes sëbarrës ndërkombëtare.
Dhe, duke u nisur nga kjo e fundit, barrë-ndarja ndërkombëtare për zhvillimet në rajone të ndryshme të botës bëhet edhe përmes luajtjes së rolit konstruktiv të shteteve aleate apo partnere, nërastet kur ato janë të vogla dhe nuk kanë fuqi të madhe vepruese.
Kështu, unë besoj se përgjegjësia e Kosovës dhe e shteteve tjera në Ballkan – gjatë periudhës së ardhshme – ndërlidhet me konstruktivitet, bashkëpunim, stabilitet dhe demokratizim.
Nacionale: Në njoftimet për media, Presidenca dhe Qeveria nuk kanë dhënë shumë detaje. Cilat mund të kenë qenë mesazhet e shefit të CIA-s për Osmanin dhe Kurti?
Ramadani:
Në kohën kur mund të priten zhvillime të dhimbshme nëUkrainë, Lindje të Mesme, Azinë e largët, apo edhe nëAmerikën Latine, liderët e Ballkanit e kanë vetëm një gjë tëqartë (pas kësaj vizite!): nuk guxojnë të luajnë me zjarr!
Pra, “mos luani me zjarr”, “siguria nuk është popullizëm”, “mbështetuni plotësisht tek SHBA”, “kryeni detyrat e shtëpisë”, “me trupat tona ju mbrojmë ekzistencën” besoj unë janë fjali qëkanë përbërë apo nënkuptuar mesazhin kryesor në Kosovë.
Bota vërtetë po përballet me përsëritjen e dimensioneve tëngjarjeve dhe lëvizjeve të viteve të 1930-ta, prandaj mesazhet e tilla duhet të kuptohen në thelb.
Nëse sot Putini është Hitleri i ri, Kina është njëlloj BRSS-je e keqe në ngritje, Irani është Perandoria e mbetjeve fashisteteokratike, Koreja Veriore është kombinimi i të gjitha logjikave të dhunshme, ndërsa shumë shtete në Afrikë tashmë janërikthyer nën regjime të egra ushtarake, domosdoshmërisht qëzona e Ballkanit Perëndimor nuk guxon të rikthehet as nëLuftërat Ballkanike dhe as në Luftërat Gjenocidiale tëMillosheviqit.
Konstruktivët do të mbështeten e promovohen, tensionuesit do të izolohen e ndëshkohen.
Nacionale: Vizita u komentua shumë nga pozita dhe opozita. Kjo vizitë a mund të konsiderohet si sinjal brengosës i Uashingtonit për situatën në Kosovë, apo si konfirmim i mbështetjes amerikane për Kosovën?
Ramadani:
Asgjë më pak sesa brengosje rreth veprimeve të disa liderëve nërajonin Ballkan që mendojnë se është në modë të rikthejnëgjuhën, retorikën dhe tensionimin nxitës për luftëra Ballkanike.
Për më keq, disa nga këta liderë rajonalë besojnë se “është koha që Rusia të rikthehet në luftërat ballkanike”, ndërsa disa të tjerëqë mendojnë se “do të luftojnë deri në amerikanin e fundit!”.
Logjikat në Ballkan nuk janë zhvillimore, ndërsa qartë dhe pa dilemë pala armiqësore dhe hegjemone është Serbia!
Pra, nuk besoj se ka pasur brengë përbrenda Kosovës e cila nuk ndërlidhet me brengat rajonale të sigurisë.
Kështu, mund të kuptohet se vizita e Burns në Kosovë ështëkonfirmim i mbështetjes amerikane për sigurinë e Kosovës dhe sigurinë rajonale, gjithsesi duke qartësuar ‘vijat e kuqe’ ndaj secilit e secilës!
Nacionale: Z. Burns erdhi në Kosovë pas vizitës në Bosnje dhe Serbia. A do të thotë se ShBA-ja na ka futur në një thes me këto dy vende problematike?
Ramadani:
Asgjë në vizita të këtilla nuk bëhet pa simbolikën e mesazheve, përtej mesazheve që jepen në takime.
Prandaj, përfshirja e një grupi shtetesh në një aktivitet të përbashkët të vizitave në rajon tregon mirëfilli se po bëhet fjalë për shtetet me situatë të sigurisë jostabile dhe të përkeqësuar.
Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina assesi nuk janë në njëthes për nga motivi dhe qëllimet, por janë të pa-stabilizuara për nga gjendja reale në terren dhe rruga e politikave që ndjekin (pavarësisht se të ndryshme në përmbajtje!).
Nacionale: Cili mund të jetë ndikimi i kësaj vizite? Mund të pritet ndonjë ndryshim i qëndrimit të Qeverisë Kurti në raport me veriun, për çka është kritikuar nga ShBA-ja?
Ramadani:
Kosova nga e premtja nuk është më e njëjta – Popullizmi vdiq!
Burns vrau popullizmin.
Nëse ky popullizëm do të tentojë të rikthehet, atëherë ideatorët dhe realizuesit do të jenë në telashe!
Pas vizitës së Burns, jo vetëm për veriun, por në për krejt fushat tjera do të largohet narrativi popullist. Nuk do të ketë më ‘tupanxhinj’ të pushtetit që fyejnë e konfrontohen me ShBA-në dhe NATO-n. Gishtat e vet do të mundohen t’i hanë prej pendimit!
Idiotët e Dobishëm nuk do të ndizen çdo ditë, sepse:
Përkundrazi, do të dëgjoni e lexoni sa mençurisht Komunikimi Strategjik do të rikthehet aty ku ka qenë për gati 20 vjet:
Lidershipi i shtetit nuk do të guxojë më të bëjë aventura taktike, pa strategji dhe pa bashkëplanifikim.
Ministri ‘amanetxhi për kufirin’ nuk do të kap më brushën e të inspektojë Urën e Ibrit, si dhe nuk do të shkelë më autonominë operacionale të Policisë!
Po të mundnin, lidershipi i shtetit do t’i zhbënte disa vendime e veprime që ka bërë nëpër institicione dhe fushën e sigurisë, por pak vonë për këtë.
Sidoqoftë, kanë edhe pak muaj kohë që të dëshmojnë se do tëndalin përkeqësimin dhe kapjen e institucioneve të sigurisë e tëdiplomacisë që është dukshëm e evidentueshme!
Uroj që kështu të del – gjithsesi nëse kanë mësuar nga gabimet strategjike këta tanët!