Kosova përfaqëson një model të avancuar të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe lirive të minoriteteve, duke i dhënë rol thelbësor dhe garanci në bërjen e Kosovës shtëpi për të gjitha komunitetet e saj.
Sistemi demokratik i Kosovës pasqyron një përfaqësim mbi-proporcional të minoriteteve në të gjitha fushat e jetës publike dhe shoqërore.
Në këtë video, nuk do të krahasoj Kosovën me shtetet tjera në rajon, kryesisht për faktin se Kosova është krenare për trajtimin që i bën minoriteteve, bazuar në vlera shumë më demokratike sesa shtetet tjera në rajon.
Çka ka arritur Kosova që nga pavarësimi i saj më 2008 mund të shërbejë si model i jashtëzakonshëm në rajonin tonë.
Menjëherë pas luftës, filloi një epokë e re për popullin e Kosovës.
Kosova u çlirua më 1999, pas dekadash e dekadash të okupimit hegjemonik dhe çnjerëzor nga Serbia. Ishte rezistenca Çlirimtare e Kosovës dhe interventimi i NATO-s që ndali gjenocidin e Serbisë kundër popullit të Kosovës.
Menjëherë pas luftës, filloi një epokë e re për popullin e Kosovës.
Ne u përkushtuam në zgjatjen e dorës për minoritetet, promovimin e demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe lirive për të gjithë.
Më 2008, Kosova miratoi Kushtetutën e saj moderne pas shpalljes së pavarësisë, e cila u gjet jo në shkelje të të Drejtës Ndërkombëtare nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në korrik 2010.
Kosova, bazuar në Nenin 1, paragragi 2, është e definuar si shtet i qytetarëve të saj.
Gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës janë gjuha Shqipe dhe Serbe, derisa gjuhët Turke, Boshnjake dhe Rome kanë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel komunal.
Vlerat e Rendit Kushtetues
Vlerat e rendit Kushtetues të Kosovës janë definuar nga Neni 7 i Kushtetutës:
Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë,
barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit,
mosdiskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit,
ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut.
Me miratimin e Kushtetutës më 2008, Kosova automatikisht është pajtuar në Zbatimin e Drejtpërdrejtë të Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare.
Neni 22 i Kushtetutës definon që Të drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore janë të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare.
Detaje nga trajtimi demokratik i minoriteteve në Kosovë
Le të shohim në më shumë detaje modelin e përfaqësimit mbi-proporcional të minoriteteve që Kosova ka vendosur që nga 2008.
Në Parlamentin e Kosovës:
Vendet e garantuara
Nga 120 ulëse në Parlament, janë 10 ulëse të garantuara për serbët dhe 10 ulëse të garantuara për minoritetet jo-serbe.
Dy Zëvendës të Kryetarit të Parlamentit përfaqësojnë minoritetet.
Ulëse të garantuar si zëvendës-kryesues në të gjitha Komisionet Parlamentare.
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve është Komision i Përhershëm në Parlament, i përbërë nga 2/3 e anëtarëve nga minoritetet.
Në Parlamentin e Kosovës, Legjislacioni me Interes Vital është definuar në Nenin 81.
Janë 8 Ligje që kërkojnë votimin e shumicës së dyfishtë, përkatësisht votimin e shumicës së deputetëve nga minoritetet në Parlamentin e Kosovës po ashtu.
Në Qeverinë e Kosovës
Minoriteteve i rezervohen pozita Ministrore.
Aktualisht, janë 3 Ministra minoritarë nga 15 Ministri që ka Qeveria e Kosovës.
1 është serb dhe 2 janë minoritete jo-serbe.
Përderisa, është një Zëvendës-Kryeministër që përfaqëson minoritetet.
Ka Zëvendës-Ministra dhe Këshilltarë Politikë në Qeverinë e Kosovës që vijnë nga minoritetet.
Edhe Shërbimi Civil definohet në Kushtetutë si shërbim multi-etnik. Neni 101 i Kushtetutës definon që përbërja e shërbimit civil pasqyron llojllojshmërinë e popullit të Kosovës.
Në Gjyqësorin e Kosovës ka vende të rezervuara në të gjitha nivelet.
Në Gjykatën Kushtetuese, 2 nga 9 Gjyqtarët rezervohen për minoritetet.
Në Gjykatën Supreme, të paktën 15% e Gjyqtarëve të Gjykatës Supreme rezervohen për minoritete, por jo më pak se 3 Gjyqtarë.
Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, 4 nga 13 anëtarë janë të reservuar për minoritete. 2 serbë dhe 2 minoritete tjera.
Në Komisionin Qendror Zgjedhor, 3 nga 11 anëtarë janë të rezervuar për minoritete.
Tek Ombudsperoni i Kosovës, së paku 1 Zëvendës-Ombudsperson duhet të jetë pjesëtar i minoriteteve.
Në Policinë e Kosovës
Janë 2 Zëvendës-Drejtor i Përgjithshëm, një prej tyre është nga komuniteti serb i Kosovës.
Kosovo Police has 8 Regional Directors – one of them is agreed to be appointed ëithin Kosovo Serb police officers.
Policia e Kosovës ka 8 Drejtorë Rajonalë, një prej tyre është dakorduar të emërohet Brenda policëve nga minoriteti serb i Kosovës.
Njësia për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore është funksionale.
Në nivel komunal
Kosova ka 38 Komuna, prej të cilave,
10 komuna janë me shumë serbe
1 komunë është me shumicë turke.
Brenda Komunave me Shumicë Serbe, ka komuna me kompetenca të zgjeruara, përfshirë edhe nivelin e tretë të arsimit dhe shëndetësisë.
Kjo nënkupton që komuniteti serb në Kosovë ka fuqi të themelojë Universitete dhe Spitale brenda komunave të tyre.
Një Zëvendës-Kryetar i Asamblesë Komunale për Komunitetin rezervohet në të gjitha komunat e Kosovës.
Përfaqësimi i minoriteteve garantohet edhe në Ekzekutivin komunal.
Liria fetare është e garantuar.
Sa i përket Komunitetit Serb të Kosovës:
- Kisha Ortodokse Serbe ka status special ligjor dhe mbrojtje shtesë;
- Kisha Ortodokse Serbe përjashtohet nga taksa të caktuara;
- Kisha Ortodokse Serbe mund të pranojë donacione dhe benefite tjera nga burime të jashtme;
- Kosova ka vendosur Zona të Veçanta të Mbrojtura për trashëgimin kulturore.
Presidenti i Kosovës themeloi Këshillin Konsultativ për Komunitetet
I cili është një asociacion gjithëpërfshirës që përfaqëson të drejtat e komuniteteve.
Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre definohen dhe promovohen nga Kushtetuta. Midis tjerash, Kushtetuta garanton që pjesëtarët e komuniteteve kanë të drejtë që, në mënyrë individuale ose si komunitet:
- të shprehin, mbajnë dhe zhvillojnë kulturën e tyre dhe të ruajnë elementet thelbësore
të identitetit të tyre, përkatësisht fenë, gjuhën, traditat dhe kulturën e tyre;;
(10) të kenë qasje të garantuar dhe përfaqësim të veçantë në mediet transmetuese publike
si dhe programet në gjuhën e tyre, në pajtim me ligjin dhe standardet
ndërkombëtare;
Pjesëtarët e minoriteteve, sipas Nenit 61, të drejtë për përfaqësim të barabartë në punësim në
organet publike dhe ndërmarrjet publike në të gjitha nivelet.
Veto
Minoritetet në Kosovë kanë Veto të tyre në proceset e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës, përmes 2/3 e dyfishtë të deputetëve në Parlament.
Përkatësisht, çdo ndryshim i Kushtetutës kërkon votimin e 2/3 të të gjithë deputetëve të Parlamentit, përfshirë edhe 2/3 e deputetëve që përfaqësojnë minoritetet në Kosovë.
Mund të flasim me më shumë detaje rreth vlerave të sistemit demokratik të Kosovës në lidhje me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të minoriteteve.
Në një fjali:
Kosova është SHTËPI e të gjitha komuniteteve.
Në videon e radhës, do të flasim pse populli i Kosovës është i përkushtuar të zhvillojë demokracinë dhe prosperitetin për të gjithë.
Do të shohim se sa shumë ka vuajtur populli i Kosovës për të arritur
LIRINË, DEMOKRACINË dhe PAVARËSINË.