spot_img
HomeBallkanKosova vuajti me shekuj, NATO ndaloi gjenocidin serb në Kosovë (Video)

Kosova vuajti me shekuj, NATO ndaloi gjenocidin serb në Kosovë (Video)

Kosova vuajti me shekuj, NATO ndaloi gjenocidin serb në Kosovë


https://youtu.be/TJGbdirCtw8?si=y6omo8jehA36sKG9

 

Po mos të ishte ndërhyrja e NATOs, Millosheviqi dhe Serbia do të vazhdonin planin e tyre për të shkatërruar e zhdukur tërë popullin e Kosovës. Kosova vuajti me shekuj nën pushtimin serb dhe bombardimi i Serbisë nga NATO në vitin 1999 ishte i domosdoshëm. Ishte shpëtim.

Paraprakisht, për një dekadë shqiptarët e Kosovës përjetuan apartheidin. Fëmijët shqiptarë në shkolla fillimisht u helmuan në masë. Më pas, nuk mund të shkonin në shkollë, sepse ato ishin të uzurpuara për fëmijët serbë. Në adiministratë nuk punonin shqiptarët dhe nuk ekzistonte gjuha shqipe. Mjekët shqiptarë punonin nëpër shtëpitë private, sepse premisat shëndetësore ishin vetëm për serbët. Të jesh shqiptar dhe të sëmuresh gjatë viteve të 1990-ta ishte mallkim. Sportistët shqiptarë nuk mund të luanin. Sporti ishte i rezervuar vetëm për serbët. Artistët shqiptarë vuanin. Artistët serbë shijonin.

Kur e tërë bota demokratike po shpresonte për ndaljen e luftës, doli e kundërta. Serbia refuzoi Marrëveshjen e Paqes. Kjo ndodhi në Rambuje të Francës, në shkurt dhe mars 1999. Kosova pranoi Marrëveshjen e Paqes.

Por, të gjitha përpjekjet dështuan, sepse Sllobodan Millosheviqi dhe Serbia kishte tjera plane. Ai synonte të zhdukte popullin e Kosovës dhe ta bëjë këtë fakt të kryer.

Konferenca e Paqes në Rambuje u zhvillua pas shumë e shumë masakrave që Serbia bëri kundër popullit të Kosovës. Një vit më parë, në mars të vitit 1998, njësitë ushatarake, para-ushtarake dhe policore të Serbisë kishin masakruar familjen Jashari në Prekaz të Skënderajt.

Sulmet ushtarake ndaj familjeve kosovare u përsëritën. Të tmerrshme dhe jo-njerëzore ishin masakrat në Likoshan, Qirez, Abri, Poklek, Izbicë, Meje, Suharekë Tërrnje, Krushë e Madhe, Qyshk, Dubravë, Kotlinë, Bellacërkë, Rezallë, Sllovi, Koliq, Makoc, Grashticë, Guskë, Doborsh, Korenicë, Reçak.

Shqiptarët e Kosovës më nuk mund të jetonin as në shtëpitë e tyre. As në rrugë, as në spital, as në mal. Madje, as të burgusur më nuk mund të jetonin. Masakra në Burgun e Dubravës ishte e llahtarshme.

Populli i Kosovës ishte i vendosur për liri. Me rezistencë paqësore gati 10 vjet ngritën vetëdijën ndërkombëtare. Organizoi jetë paralele, në shëndetësi e arsim, sport, kulturë dhe çështje sociale.

Me Ibrahim Rugovën në krye, populli i Kosovës po luste botën për të parandaluar luftën. Ghandi i Ballkanit orientoi popullin kah vlerat e demokracisë.

Por, vuajtja ishte e madhe, e pandalshme.

Përgjatë 5 dekadave më radhë vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, kushdo që kërkonte liri dhe barazi ose vritej ose arrestohej.

Adem Demaçi vuajti 28 vjet në burgjet e Serbisë. Mandela i Ballkanit ishte shembulli i vuajtjes shqiptare nën Serbinë.

Lufta, që do të vinte më pas, nuk ishte zgjedhje e popullit të Kosovës. Djem e vajza të Kosovës formuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Të inspiruar nga Adem Jashari, UÇK arriti të jetë guerilja më e suksesshme në histori.  

Populli i Kosovës vuajti shumë nën okupimin e Serbisë. Madje, kjo nuk ishte hera e parë në histori. Populli i Kosovës asnjëherë nuk deshi të jetojë nën Serbi apo me Serbinë.

Pas dobësimit dhe shpërbërjes së Perandorisë Osmane, populli i Kosovës përjetoi dhunë, terror dhe spastrimi etnik nga Serbia. Kosova u pushtua dhe si e tillë mbeti nën Serbi për gati një shekull, deri më 1999 kur NATO përfundoi egërsinë e Serbisë.

As pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova nuk arriti të fitojë vetë-vendosjen. Në Konferencën e Bujanit, në vitin 1944, përfaqësuesit e popullit të Kosovës kishin marrë vendimin për vetë-vendosje. Pothuajse të gjithë u vranë pastaj dhe Kosova u ri-okupua nga Serbia. Ndërsa, një pjesë e madhe e shqiptarëve të Kosovës u dëbuan padrejtësisht në Turqi.

Okupimi serb ishte vuajtje e njohur për shqiptarët e Kosovës. Pas Luftës së Parë Botërore, Mbretëria e Sllavisë Jugore (në serbisht: Kraljevina Jugoslavija) ishte makth. Shqiptarët e Kosovës përjetuan nga oborri mbretëror serb dhunë, terror, deportim, spastrim etnik nga viti 1918 deri në vitin 1941.

Hegjemonia serbe nuk kishte kufi.

Po flasim për Kosovën që bota e njeh sot. Porse, parapakisht, në vitet 1870-ta, Serbia bëri gjenocid kundër shqiptarëve në në pjesën jug-lindore të Serbisë së sotme. Edhe sot në Kosovë, dhjetëra mijëra familje njihen si të shpërngulur. 140 vjet të shpërngulur.

Serbia e zbatoi sërish deportimin e popullatës civile. Mbi gjysma e popullit të Kosovës u deportua me forcë jashtë Kosovës. Bota demokratike na mbështeti. I doli në mbrojtje të vërtetës, të drejtës.

Ndërkohë që bota kishte kaluar dy Luftëra Botërore, Luftën e Ftohtë, de-kolonializimin, komunizmi kishte kolapsuar, demokracia po shpërndahej, bota demokratike nuk mund vetëm të shikonte se si një lider i Serbisë kishte vendosur të luftojë kundër të gjithëve. Slobodan Milosheviq mori epitetin e Kasapit të Ballkanit, sepse masakroi rreth gjysëm milioni njerëz në Kroaci, Bonsjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Këtu u ndal.

Më pas, u arrestua dhe u gjykua në Tribunalin e Hagës për gjenocid, spastrim etnik, krim kundër njerëzimit dhe krime lufte. Pra, Kosova e ndali Milosevicin dhe Serbinë me ndihmën e NATO-s. Pas një fushate ajrore 78 ditëshe, NATO triumfoi. Serbia u detyrua të tërheq ushtrinë, policinë, para-militarët dhe administratën. Kosova u çlirua.

Një jetë e re filloi. Që të gjithë refugjatët e kthyen brenda pak mujash. NATO u vendos në territorin e Kosovës dhe ndihmoi popullin këtu të ndërtojë jetën e re. Të ndërtojë demokracinë. Të ndërtojë institucionet lokale dhe nacionale. Edhe sot, NATO është në Kosovë. Ajo e siguron paqen dhe stabilitetin.

Thjeshtë dhe qartë, ndërhyrja e NATO-s ishte më shumë se e domosdoshmëri. Ishte shpëtim. Është dhe do të mbetet krenari për botën demokratike. Trupat ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, sot, mbajnë paqen.

 

Kjo është video numër tetë (8) në ciklin e videove argumentuese për të vërtetat e Kosovës dhe të përballjes e kundërshtimit të propagandës serbe kundër Kosovës. Në kanalin në youtube, ky është një cikël vullnetar i autorit për dokumentimin e përmbledhur mbi vuajtjet dhe arritjet e Kosovës në kohën kur dezinformimi serb dhe rus ndaj Kosovës është investim afatgjatë nga strukturat shtetërore të tyre.

Adresimi i videove në gjuhën angleze me titra në anglisht dhe shqip synon të depërtojë gradualisht në audiencat ndërkombëtare për të promovuar të vërtetat rreth Kosovës.

spot_img

latest articles

explore more