Promovimi i Librit:
“Në Luftë Hibride: vitet sfiduese në sektorin e sigurisë 2018-2022”, nga Burim RAMADANI.
Kur: E mërkure, 11 dhjetor 2024
Ora: 14:00
Vendi: Restaurant CULACCINO (ish-Restorant Central – Përballë objektit qeveritar RILINDJA).
Libri është kombinim i kujtimeve, teorisë dhe publicistikës në fushën e sigurisë kombëtare e ndërkombëtare. Po ashtu, autori paraqet parashikimin e zhvillimeve të sigurisë në dhjetë vitet e ardhshme në Kosovë, rajon dhe në çështjet kryesore aktuale të sigurisë globale.
Libri është redaktuar nga Gjon Culaj, PhD; ballina është përgatitur nga Rilind Kuçi; realizimi kompjuterik është bërë nga Endrit Aliu; është botuar nga Shtëpia Botuese BLENDI në Prishtinë.
Libri “Në Luftë Hibride: vitet sfiduese në sektorin e sigurisë 2018-2022” është libri i tretë imi.
Paraprakisht kam publikuar librin “SHTETI I KOMUNITETEVE: në zbatim të modelit Ahtisaari” (ZËRI: 2009), dhe librin “TRANSIT” (Zeroprint: 2014).