Pse nuk po shkarkohet Aleksandar Vulin?
Pse Aleksandar Vulin mbetet edhe më tutje Shef i Shërbimit Sekret të Serbisë? Edhepse, ai më 11 korrik 2023, pra 17 ditë parë, është është futur në Listën e Zezë të administratës së SHBA!
Pse Aleksandar Vuçiq, Presidenti aktual i Serbisë, nuk po e shkarkon nga detyra Vulinin?
Apo, kjo qartëson se Vuçiq dhe Vulin janë të pandashëm? Pra, janë pro-rus në përmbajtje dhe në qenien e tyre!
Ata së bashku me disa të tjerë janë përgjegjës për krime të llahtarshme në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë!
Ata, edhe më tutje, mbeten një ekip me qëllime negative ndaj Ballkanit në tërësi dhe i ofrojnë hapësirën Rusisë!
Qendra Ruse e Spiunazhit në Nish mbetet edhe më tutje funksionale, falë këtij ekipi!
Por, a do të shohim plan të ri të Shërbimit Sekret të Serbisë për të destablizuar Ballkanin, derisa ky Shërbim udhëhiqet edhe më tutje nga Vulin?