spot_img
HomeBallkanSektori i Sigurisë në Kosovë – një model i avancuar demokratik

Sektori i Sigurisë në Kosovë – një model i avancuar demokratik

Kosova ka institucionet e saj të sigurisë në model të avancuar demokracie.

 

Po flasim në këtë video për sektorin e sigurisë, nivelin e profesionalizmit, modelin, konceptin dhe mënyrën e të vepruarit në komunitet.
Kosova ka ndërtuar standarde të lartë demokratike për institucionet e sigurisë.
Ato janë gjithpërfshirëse, transparente, llogaridhënëse, të gatshme dhe kontribuese për sigurinë në Kosovë.
Ato janë të përgatitura dhe ndihmojnë edhe rajonin dhe më gjerë në çështje të cilat ndërlidhen me sigurinë rajonale apo globale.

Ushtarët e Kosovës kanë kontribuar krah-për-krah me shtetet demokratike në ndërtim dhe ofrim të sigurisë në vende të ndryshme.

Policia e Kosovës ka dëshmuar nivel të lartë të profesionalizmit dhe bashkëpunimit me komunitetin, institucionet dhe shtetet e ndryshme.
Policimi në komunitet është filozofi demokratike që e karakretizon Policinë e Kosovës.

Komuniteti i Inteligjencës në Kosovë është i ri, i modeluar në standarde më të larta demokratike, i zhvilluar në bashkëpunim me partnerët perëndimor. Shumë herë, Kosova përmes profesionalizmit të komunitetit të inteligjencës së saj, ka ndihmuar shtetet në rajon për të shmangur situata të rënda të sigurisë.

Kosova ka ndërtuar institucione demokratike të sigurisë, që respektojnë dhe promovojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Këto parime i ka vendosur në Kushtetutën e saj moderne të vitit 2008.

Kosova është shembulli i kundërt me Serbinë. Jo vetëm në kuptimin e orientimit gjeopolitik, por edhe në standardet demokratike për sektorin e sigurisë.
Kushtetuta e Serbisë nuk ka fare Parime të Përgjithshme Kushtetuese për qeverisjen dhe mbikëqyrjen demokratike tësektorit të sigurisë.

Krahasimi me modelin e Serbië në institucionet e sigurisë bëhet për të qartësuar dallimet konceptuale midis Kosovës demokratike dhe Serbisë së mbetur peng të autokracisë.
Pra, jo vetëm që Shefi i Shërbimit Sekret të Serbisë është futur në Listë të Zezë nga administrata amerikane, por Serbia mbetet edhe më tutje në modelin jodemokratik të qeverisjes së sigurisë.

spot_img

latest articles

explore more