Kush po e kërcënon Kosovën edhe pas 24 vjetësh që trupat e NATO dhe KFOR janë prezente?
Kush po e kërcënon paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal edhe pse shumica e shteteve të rajonit janë anëtare të NATO?
Këto dhe shumë përgjigje tjera do të gjeni në këtë video.
Por, mbi të gjitha, do të shihni se si jo vetëm Kosova, por edhe NATO po sfidohet vazhdimisht nga Serbia.
Që nga qershori 1999 e deri më sot, trupat ndërkombëtare ushtarake kanë një mision të veçantë në Kosovë.
Kufizohet me tri shtete anëtare të NATO: Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Kufizohet edhe me një shtet, që në thelb është kundër NATO: Serbia.
Lufta dhe gjenocidi i Serbisë ndaj popullit të Kosovës ishte ndalur me ndërhyrjen e NATO kundër Serbisë, nga marsi deri në qershor 1999.
Populli i Kosovës është mirënjohës për ndëhyrjen e NATO dhe për KFOR që po vazhdon të kontribuojë në paqen dhe sigurinë.
Në qendër të Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, mund të gjeni pllakën përkujtimore dhe falenderuese për ushtarët e KFOR që kanë humbur jetën në Kosovë.
NATO KFOR ka mandatin e saj nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e 10 qershorit 1999 dhe Marrëveshja Ushtarako-Teknike midis NATO-s dhe Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Serbisë.
KFOR-i vepron nën kapitullin VII të Kartës së OKB-së dhe, si i tillë, është një operacion i zbatimit të paqes.
KFOR-i përbëhet nga rreth 5000 trupa, sipas mandatit të tij, i cili mandat thelbësor është:
• të pengojë armiqësinë e përtërirë dhe kërcënimet kundër forcave serbe të Kosovës;
• të krijojë një mjedis të sigurt dhe të garantojë sigurinë dhe rendin publik;
Kështu, e kuptoni që NATO KFOR është në Kosovë për të mbrojtur Kosovën nga Serbia dhe për të siguruar ambient të sigurt brenda Kosovës në bashkëpunim me sektorin e sigurisë në Kosovë.
Mbetet në Kosovë për të kthyer t’i thënë Serbië: MOS!
Por, si Serbia edhe pas 24 vjetësh vazhdon ta kërcvënojë Kosovën dhe ta sfidojë NATO KFOR?
Ja disa fakte:
Serbia dhe NATO kanë nënshkruar Marrëveshjen Tekniko Ushtarake më 9 qershor 1999.
Kjo ndryshe mund të quhet Pakti i Paqes Serbi-NATO.
Pas këtij Pakti, Kosova u çlirua dhe populli i Kosovës u rikthye për të vazhduar jetën, ndërtuar demokracinë dhe shtetin.
Sipas kësaj marrëveshje, Serbia nuk guxon të veprime që rikthejnë armiqësitë dhe kërcënojnë Kosovën.
Por, gjatë këtyre 24 vjetësh, Serbia në vazhdimësi ka shkelur Marrëveshjen Tekniko Ushtarake me NATO.
Kështu, ka sfiduar vazhdimisht NATO.
Sa për ilustrim,
Serbia vazhdon të mbajë struktura ilegale të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë. Ato lëshojnë dokumente personale, letërnjoftime, pasaporta për serbët në Kosovë.
Kjo është e ndaluar me Nenin 1, pika c.
Më 24 shtator 2023, një grup paramilitar i Serbisë, i trajnuar, pajisur dhe organizuar nga Ushtria e Serbisë dhe agjencitë serbe të sigurisë hyri në Kosovë.
Grupi paramilitar ndërmori akte terroriste.
Kjo është rreptësisht e ndaluar me Marrëveshjen Tekniko Ushtarake, Neni 1, pika c,
“Grupet e armatosura civile, grupet paraushtarake të lidhura… Çdo grup apo individ tjetër i caktuar kështu nga komandanti i forcës ndërkombëtare të sigurisë (KFOR).
Si dhe neni 2, pika 1, se Serbia do të:
“… të përmbahen nga kryerja e ndonjë akti armiqësor apo provokues të çfarëdo lloji kundër çdo personi në Kosovë dhe do të urdhërojnë forcat e armatosura të ndërpresin të gjitha veprimtaritë e tilla…”
Pas 24 shtator 2023, pra mbi 24 vjet pasi trupat ndërkombëtare ushtarake të udhëhequra nga NATO u vendosën në Kosovë, NATO u detyrua të shtojë prezencën.
Sepse, Serbia që është proxy e Rusisë, po kërcënon.
Po kërcënon Kosovën.
Po sfidon seriozisht NATO.
#kosovo #nato #security #balkans #burimramadani #kosova #serbia #intervention #kfor #stop